Aktualitet

Pas orësh i rrethuar nga forcat RENEA, vretëritet brenda automjetit Refit Buzi

Prej disa orësh, 35-vjeçari ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve në fshatin Kurjan, ku qëndronte i ngujuar brenda automjetit të tij.

zh.ll
Pas orësh i rrethuar nga forcat RENEA, vretëritet brenda automjetit
vendngjarje-refit buzi

FIER- Refit Buzi, autori i dyshuar i vrasjes së ish-vjehrrit të tij në Roskovec, ka vrarë veten pas disa orësh negociatash me forcat speciale RENEA.

Prej disa orësh, 35-vjeçari ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve në fshatin Kurjan, ku qëndronte i ngujuar brenda automjetit të tij. Gjatë gjithë kësaj kohe, negociatorët e policisë tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.

Policia bwn me dije se pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Më herët gjatë ditës, ai vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, si dhe mori me forcë ish-partneren e tij, Rozalinda Plakun. E reja u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë.

Ekipet mjekësore dhe autoambulanca ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por autori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Roskovec, Fier/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t'u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Poll

MOS HUMB