
TIRANË- Henri Haxhiraj, punonjës i Gardës së Republikës, i cili ndërroi jetë pasi qëlloi veten me armën e shërbimit ditën e djeshme është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së "Big Brother VIP 1", Sheila Haxhiraj. Ishte vetë këngëtarja që ndau lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të saj dhe ka publikuar foto dhe një mesazh prekës për humbjen e vëllait.
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses, motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.
Në vitin 2022, Henri Haxhiraj u përfshi në një çështje penale së bashku me tre persona të tjerë, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, mashtrime kompjuterike dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Sipas hetimeve, ky grup përfitonte shuma të mëdha parash, që varionin nga 500 deri në 300,000 euro, nga shtetas të huaj që binin pre e mashtrimeve.
Arrestimi i tij dhe të tjerëve në vitin 2022 e vendosi Henri Haxhirajn në qendër të një hetimi të gjerë për krime të lidhura me falsifikimin dhe mashtrim. Ndërkohë, autoritetet ende po hetojnë rrethanat që çuan në këtë akt tragjik, duke u përqendruar në faktorët personalë dhe profesionalë që mund të kenë ndikuar në vendimin e tij për të kryer vetëvrasje. /ZËRI