Aktualitet

Ujë me kokainë! Çmontohet grupi kriminal në Milano, shpërndarësit vinin nga Shqipëria, 90 ditë akomodim i sigurtë

Të gjithë akuzohen se në role të ndryshme kanë promovuar, krijuar dhe organizuar dy shoqata kriminale që vepronin në zonat e qytetit të Milanos. 

k.m.

Ujë me kokainë! Çmontohet grupi kriminal në Milano,

Kokaina e kapur

ITALI- Qindra doza kokainë lëviznin nëpër Milano, duke përdorur fundin e shisheve të ujit për t'i fshehur nga Policia. Por sërish, oficerët e Policisë italiane ranë në gjurmët e grupit duke vendosur në pranga 14 persona, 6 shtetas italianë dhe 8 shqiptarë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar me emër nga mediat italiane. Të gjithë akuzohen se në role të ndryshme kanë promovuar, krijuar dhe organizuar dy shoqata kriminale që vepronin në zonat e qytetit të Milanos. 


Nga San Siro dhe Lampugnano, në Baranzate dhe Bollate. Anëtarët e grupit kujdeseshin për gjithçka, nga shitja, transferimi dhe shitja e kokainës dhe kanabis. Ata punonin 24 orë në ditë dhe për të shitur drogën punësonin shqiptarë që shkonin në Itali për të qënduar aq sa lejohet, për 90 ditë. Më pas, vinin për disa ditë në Shqipëri dhe riktheheshin në Milano. Secilit prej shpërndarësve të drogës i garantohej mbështetja logjistike e nevojshme për të jetuar në Milano dhe i garantohej një lloj "praktike" se si duhet të silleshin, si të kontaktoheshin nga klientët dhe bënin dërgesat.

Droga në autobusë nga Shqipëria

Gjatë hetimeve u zbulua se ishin shqiptarët, ata që i sillnin drogërat nga Shqipëria me autobusë që bëjnë linjën. Kokaina dhe hashashi fshihej në bagazhet e tyre. Pasi e sillnin drogën në Milano, e shpërndanin. Duke qenë se duhet të ishin 24 orë në "shërbim" të klientëve, secili prej tyre punonte nga 6 orë, për të cilat paguheshin 100 euro. Aq shumë "punë" kishin, saqë në thuajse 4 muaj, banda bëri të paktën 1300 dërgesa kokaine nga Shqipëria në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB