Aktualitet

Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi/ Nëna e të miturit dhunon mjeken pediatre: Neglizhoi mjekimin

44-vjeçarja është denoncuar në policia nga mjekja pediatre

F.I
Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi/ Nëna e të miturit dhunon
Roveta Sadiku

TIRANË-Pas vdekjes së 12-vjeçarit, i cili humbi jetën nga miokarditi akut, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për Roveta Sadiku, nënën e të miturit, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjeke në spitalin e Pediatrisë. 44-vjeçarja është denoncuar në policia nga mjekja pediatre me iniciale J. B., e cila ka akuzuar nënë e të miturit se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e spitalit të Pediatrisë. Sadiku ka ushtruar dhunë ndaj mjekes me pretendimin se ka neglizhuar mjekimin e djalit të saj 12-vjeçar, i cili ndërroi jetë më 8 Janar në Pediatri.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka neglizhuar mjekimin e djalit 12-vjeçar të shtetases R. S., i cili ka humbur jetën më datë 08.01.2025, në këtë spital. 

Nëna e tij, Roveta Sadiku ka akuzuar spitalin e Korçës dhe Pediatrinë e QSUT për neglizhencë të tij. Ajo tha se atij nuk i kanë bërë eko zemre dhe e gënjyen duke i thënë se ka virozë. Sipas saj, mjekët kanë qenë neglizhentë pasi e kishin shtruar në pavionin e "COVID", kur duhet që të ndiqej në reaminacion. E ëma e viktimes ka kërkuar drejtësi për të birin dhe se nëse nuk merren masa ajo paralajmëron protestë. 

I mituri nga fshati Pocestë i bashkisë së Maliqit pasi ishte ndjerë keq, ishte dërguar për t'u trajtuar pranë spitalit rajonal të Korçës, por duke qenë se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, e sollën në Tiranë. Pas pretendimeve të familjarëve, ka pasur edhe një reagim nga QSUT. Sipas tyre, djali ndërroi jetë në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pra, jo në pavionin ku pretendojnë familjarët. Ndërsa po sipas tyre, pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut./ZËRI

Poll

MOS HUMB