Aktualitet

Veliaj kërkon kthimin e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut

Veliaj ankimoi sekuestron e celularit nga agjentët e BKH më 10 shkurt, ditën e arrestimit.

F.I
Veliaj kërkon kthimin e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon
Erion Veliaj

TIRANË-Në Apelin e Posaçëm u mbajt sot seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ankimoi sekuestron e celularit nga agjentët e BKH më 10 shkurt, ditën e arrestimit. Apeli i GJKKO e ka rrëzuar kërkesën e tij, për heqjen e sekuestros së celularit.

Ndërkohë një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn, si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie. Në seancën e zhvilluar hetuesit e Strukturës së Posaçme zbuluan se deri më tani janë kryer 114 veprime hetimore në çështjen në ngarkim të Veliajt. Duke përfshirë këtu edhe kontrollin e celularëve të sekuestruar, por edhe janë marrë dëshmi të reja.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.

Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

Poll

MOS HUMB