Aktualitet

Veliaj 'me sytë' nga Strasburgu! Avokatët ndërkombëtarë kërkesë SPAK për ta takuar kryebashkiakun në burg

Avokatët kanë kërkuar që të takojnë Veliajn në qelinë e paraburgimit më 10 shtator, pasi kryebashkiaku duhet të firmosë apelin që do të dërgohet në Strasburg për çështjen e arrestit të tij.

F.I
Veliaj 'me sytë' nga Strasburgu! Avokatët
Erion Veliaj

TIRANË-Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë bërë kërkesë SPAK për ta takuar në paraburgim.  Kërkesa në SPAK e avokatëve lidhet me finalizimin e aplikimit të Veliajt për në GJEDNJ, ku çështja e arrestit të tij të dërgohet në Strasburg. Avokatët kanë kërkuar që të takojnë Veliajn në qelinë e paraburgimit më 10 shtator, pasi kryebashkiaku duhet të firmosë apelin që do të dërgohet në Strasburg për çështjen e arrestit të tij.

Lëvizja vjen pasi në 15 shtator është caktuar seanca në Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e masës së sigurisë "arrest në burg". Seanca do të zhvillohet pas rikthimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, e cila kërkoi rishqyrtimin e vendimit për masën “arrest në burg” dhe argumentimin e arsyeve se përse nuk është e përshtatshme një masë tjetër më e butë.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB