Foto nga pallati
DURRËS- Një pjesë e suvajës u shkëput nga një pallat 22-katësh në Durrës, duke dëmtuar një automjet të parkuar dhe duke shkaktuar panik tek banorët.
View this post on Instagram
Bëhet fjalë për një pallat që ndodhet përballë portit të qytetit. Dhjetë katet e sipërme të pallatit janë të papërfunduara dhe të amortizuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e njerëzve. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe inspektime për të parandaluar tragjedi të mundshme. /ZËRI
Poll