
TIRANË- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë filmuar duke u futur edhe brenda galerisë "Harabel". Ata shihen të shoqëruar nga Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Më herët, agjentët e BKH-së janë paraqitur në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajol Xoxa.
Vetë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë me dije në një njoftim të shkurtër se ka nisur një procedim penal dhe se nuk mund të bëjë me dije detaje të tjera në lidhje me këtë hetim. Vetë kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, ku ka zhvilluar një takim me homologun Peter Tschentscher. Ai nuk ka bërë aasnjë reagim në lidhje me kontrollet në fjalë, por në profili e tij në Facebook ka publikuar foton e një tigri nga Kopshti Zoologjik në Tiranë.