Aktualitet

VITI I RI, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët, një e mitur plagoset në Vaqarr

Mes 16 personave të lënduar në Tiranë, është edhe një 13-vjeçare nga Vaqarri, e cila ka pësuar një gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr.

l.k
VITI I RI, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët, një e
Foto Ilustruese

TIRANË- Festimet për ndërrimin e vitit kanë sjellë disa persona të lënduar. Policia e Shtetit raporton se 20 persona janë lënduar, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Numri më i lartë i të lënduarve është regjistruar në Tiranë, me 16 raste, pasuar nga Durrësi me 2 raste. Lezha, Fushë-Arrëzi dhe Korça raportojnë nga një person të lënduar secili.

Mes 16 personave të lënduar në Tiranë, është edhe një 13-vjeçare nga Vaqarri, e cila ka pësuar një gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën. Ndër ta, një e mitur 13-vjeçare ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr. 16 raste janë regjistruar në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë. Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, ambienteve ku zhvillohen festimet dhe të gjithë territorit. Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2026! Me besim dhe bashkëpunim për më shumë siguri."./ZËRI

Poll

MOS HUMB