Aktualitet

VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!

Pasagjerët janë përballur me një situatë kaotike, ndërsa janë njoftuar nga stafi i kompanisë se “nuk ka më vende të lira në avion”. Shumë prej tyre kanë mbetur në sallën e pritjes, pa asnjë informacion të qartë për rimbursim apo për ndonjë fluturim alternativ.

f.g
VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u
Wizz Air

GJERMANI- Një incident i rëndë është regjistruar sot në aeroportin e Dortmundit, ku dhjetëra udhëtarë shqiptarë janë penguar të udhëtojnë drejt Tiranës, pasi kompania Wizz Air kishte shitur më shumë bileta se sa vendet e disponueshme në avion.

Siç raporton Skyweb.al fluturimi W4 5126 Dortmund–Tiranë, i planifikuar të nisej në orën 15:45, është vonuar pasi stafi gjerman i aeroportit ka konstatuar overbooking, pra shitje të tepërt të biletave.

Pasagjerët janë përballur me një situatë kaotike, ndërsa janë njoftuar nga stafi i kompanisë se “nuk ka më vende të lira në avion”. Shumë prej tyre kanë mbetur në sallën e pritjes, pa asnjë informacion të qartë për rimbursim apo për ndonjë fluturim alternativ.

Sipas dëshmive, Wizz Air u ka ofruar pasagjerëve të mbetur në tokë mundësinë për të udhëtuar vetëm të mërkurën, duke pretenduar se deri atëherë nuk ka vende të lira për fluturime drejt Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që pasagjerët përballen me probleme të tilla nga Wizz Air. Kompania është kritikuar shpesh për praktikën e overbooking-ut, duke shitur më shumë bileta sesa kapaciteti i avionëve, me arsyetimin se një pjesë e udhëtarëve zakonisht nuk paraqiten në nisje. Por kur të gjithë udhëtarët shfaqen në aeroport, dhjetëra mbeten jashtë avionit.

Ndërkohë, burime nga sektori i aviacionit bëjnë me dije se Wizz Air po përballet edhe me vështirësi teknike, pasi rreth 38 avionë të flotës së saj janë aktualisht jashtë funksioni për shkak të defekteve në motorë, çka ka shkaktuar vonesa dhe anulime në disa linja evropiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB