Aktualitet

U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e grupit të "Visit të Pojës"

Burime për mediat bëjnë me dije se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza.

zh.ll
U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë
Juxhin Drazhi

TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën 'arrest me burg' për Juxhin Drazhit, anëtari i grupit kriminal të Elvis Doçit, alias "Visi i Pojës". Burime për mediat bëjnë me dije se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza.

Drazhi i ekstradua një ditë më parë nga Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. 

Si u arrestua Drazhi?

I riu është i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”. Ai u kap në gusht nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur identifikimin.

Gjatë arrestimit, Drazhi tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u larguar me vrap përmes shpatit të malit, por u neutralizua nga forcat e rendit. Pasi e vendosën në pranga, gjatë kontrollit, Policia spanjolle gjeti dokumente të falsifikuara, sende luksoze, përfshirë një orë me vlerë të madhe, si dhe një armë zjarri me dy karikatorë, trembëdhjetë fishekë dhe një silenciator, të fshehura në zonën ku ai kishte tentuar të arratisej.

Përpos drogës, dhe pjesë e një organizate kriminale, Juxhin Drazhi rezulton të jetë personi i fundit që takoi Miklovan Danajn, i cili u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Danajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.

Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët./ZËRI

Poll

MOS HUMB