Aktualitet

Vijon aksioni, por...Call Centeri me 700 punonjës nuk ndalet! Kush është ndërtuesi E.P që 'i shpëton syrit' të policisë

Shuma të mëdha parash të sekuestruara, pajisje kompjuterike e persona të arrestuar gjatë operacioneve të policisë ndaj këtyre veprimtarive kriminale, tek të cilat kishin rënë pre qindra shtetas të huaj.

Redaksia Zëri
Vijon aksioni, por...Call Centeri me 700 punonjës nuk ndalet! Kush
foto ilustruese

TIRANË- Prej javësh, policia ka nisur një aksion të vazhdueshëm kontrollesh në ambientet ku ushtrohet veprimtaria e paligjshme e mashtrimit të shtetasve të huaj nëpërmjet aktivitetit “call center”.

Shuma të mëdha parash të sekuestruara, pajisje kompjuterike e persona të arrestuar gjatë operacioneve të policisë ndaj këtyre veprimtarive kriminale, tek të cilat kishin rënë pre qindra shtetas të huaj.

Megjithatë, kur duket se policia e ka marrë seriozisht aksionin ndaj call center-ave, ekziston ende një veprimtari e tillë e drejtuar nga një person me inicialet E.P i cili duket se po sfidon “blutë”.

Në ambientet në pronësi të tij vijon veprimtaria e call center, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Versus.al, E.P ka edhe biznese të tjera në sektorin e ndërtimit ku merr rregullisht leje për ndërtimin e godinave të reja.

Burime për redaksinë bëjnë me dije se dyshohet se në të gjitha pikat e shpërndara nëpër Tiranë, ky call center numëron rreth 700 punonjës. Ndërkohë do të sigurohen informacione të tjera në vijim për këtë veprimtari të paligjshme. /Versus.al

Poll

MOS HUMB