Aktualitet

Nga 'kazanova' i sherrit Mariela Berisha-Klea Prenga, tek të shtënat në 'Cinco'...Mir Pepa sot në kërkim për drogë

Pepa nuk është vetëm një personazh i njohur në tregun e biznesit, por njihet edhe si një person mjaft problematik, ku vetëm në janar të vitit 2025,  terrorizoi të pranishmit në një ambient ku u zhvillua eventi për natën e ndërrimit të viteve, pasi qëlloi me armë zjarri. 

F.I
Nga 'kazanova' i sherrit Mariela Berisha-Klea Prenga, tek të
Mir Pepa

TIRANË-SPAK po zhvillon një aksion për ekzekutimin e 11 masave sigurie të lëshuara me vendim të GJKKO-së, lidhur me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Mes personave për të cilët është lëshuar masa e arrestit është edhe biznesmeni Jetmir Pepa, pronar i kompanisë Pepa group.

Pepa nuk është vetëm një personazh i njohur në tregun e biznesit, por njihet edhe si një person mjaft problematik, ku vetëm në janar të vitit 2025,  terrorizoi të pranishmit në një ambient ku u zhvillua eventi për natën e ndërrimit të viteve, pasi qëlloi me armë zjarri. 

Sherri me armë në natën e ndërrimit të viteve

Konflikti nisi pasi Jetmir Pepa, i njohur ndryshe dhe si Mir Pepa ndodhej në zonën VIP të klubit të natës dhe kishte hedhur një cigare të pafikur në një tavolinë ku ishin një grup djemsh. Të indinjuar nga gjesti, grupi i djemve fillimisht është përplasur verbalisht me Pepën. Më pas, përplasja ka vijuar me gota dhe në një moment, Mir Pepa nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi në ajër duke shkaktuar panik tek të gjithë të pranishmit. 

Pepa është përfolur edhe për lidhje me shumë vajza të njohura të showbizit shqiptar, ku në gusht të viti 2024 u bë protagonist pasi Mariela Berisha, nëna e djalit të tij, dhunoi të dashurën e tij, Klea Prenga, në bashkëpunim me të motrën, Antonela Berisha. Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës./ZËRI

Poll

MOS HUMB