Aktualitet

Vilma Nushi paditi Albana Vokshin për shpifje, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Shkak për shtyrjen e seancës u bë sërish mungesa e demokrates Vokshi, e cila ishte në një takim të Kuvendit të Shqipërisë me delegacionin për monitorimin e zgjedhjeve.

k.m.
Vilma Nushi paditi Albana Vokshin për shpifje, shtyhet sërish seanca
Vilma Nushi

TIRANË- Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për biznesmenen Vilma Nushi dhe deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Shkak për shtyrjen e seancës u bë sërish mungesa e demokrates Vokshi, e cila ishte në një takim të Kuvendit të Shqipërisë me delegacionin për monitorimin e zgjedhjeve. Ndaj edhe seanca e radhës është caktuar më datë 15 prill ora 10:30.

Padia për shpifje e Nushit është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Check-up-it”. Opozita e ka akuzuar biznesmenen Nushin, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, se ka përfituar 1.5 milionë euro.


“Konkretisht, anëtaret e opozitës ne Komisionin Hetimor kanë kërkuar që në mbledhjen e parë të këtij Komisioni që pjesë e listës së dëshmitarëve të jetë edhe znj. Vilma NUSHI, në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarisë hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës e konsiderojnë rolin e znj Vilma Nushi e cila është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”, u shprehën anëtarët e PD në komisionin Hetimor për Sterilizimin më 13 nëntor 2024.

Vilma Nushi përmes kompanive të saj ka fituar koncesionin e 'Check Up' që po hetohet nga SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB