Aktualitet

“Call Center” për të shitur drogë, dënohen dy shqiptarët në Angli (EMRAT)

Kastrati u arrestua në flagrancë në një tavolinë të improvizuar duke bërë pazare droge dhe duke komunikuar me klientët.

F.I
“Call Center” për të shitur drogë, dënohen dy
Mario Gilaj dhe Mirjan Kastrati

BRITANI E MADHE-Dy shqiptarë, të arrestuar për trafik droge në Angli, janë dënuar me 14 vite burg për furnizimin e kokainës me vlerë mbi 400 mijë paund në Surrey. Mediat e huaja raportojnë se Mirjan Kastrati, 35 vjeç u dënua me 6 vite e 3 muaj burg, ndërsa Mario Dilaj, 24 vjeç,  u dënua me 8 vjet burg.

Hetimi nisi më 5 shtator 2024, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në një adresë në Dartford, e cila përdorej nga dy të akuzuarit si “qendër thirrjesh” (call centre) për furnizimin me kokainë në Surrey. Gjatë ekzekutimit të urdhrit, oficerët e kapën Mirjan Kastratin në flagrancë në një tavolinë të improvizuar duke bërë pazare droge dhe duke komunikuar me klientët. Edhe Mario Gilaj u arrestua pasi tentoi të largohej nga prona.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se dy shqiptarët ishin përgjegjës për furnizimin e rreth 4 kilogramëve kokainë në Surrey në periudhën korrik-shtator 2024, me një vlerë të përgjithshme prej 413,000 paund. Dokumentet dhe të dhënat dixhitale zbuluan lidhjet e tyre të ngushta me trafikun e drogës në rajon./ZËRI

Poll

MOS HUMB