Aktualitet

Dosja 'Veliaj'! Pas Ajola Xoxës, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës. 

F.I
Dosja 'Veliaj'! Pas Ajola Xoxës, biznesmeni Gentian Sula
Gentian Sula

TIRANË-Biznesmeni Gentian Sula, i cili është nën hetim për dosjen e Erion Velajt, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës. 

SPAK thotë se ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se biznesmenët me masa sigurie, përfshirë Sulën, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Dosja e SPAK

Sipas kallëzimit të një shtetasi të identifikuar si Nesti Angoni, kur Veliaj u emërua Ministër i Punës, ai bleu një vilë në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit” nga kompania e Sulës. Pas kësaj blerjeje, bashkëshortja e Sulës u emërua zëvendësministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku Veliaj ishte titullar në atë kohë. Marrëdhënia mes Veliajt dhe Sulës vijoi të forcohej, me kompaninë “AGI KONS” që përfitoi një numër të madh kontratash publike në Tiranë, duke ndërtuar: 

• Shkollën tek ish-Sheshi Shqiponja,
• Parkun Rinia,
• Godinën e Operas dhe Baletit,
• Maternitetin dhe Spitalin e Ri,
• Godina në Universitetin Bujqësor,
• Si dhe duke përgatitur projekte për Teatrin Kombëtar.

Më herët në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.  Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga 'arrest shtëpie' në "detyrim paraqitje". SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI

Poll

MOS HUMB