Aktualitet

"Vis Martinaj ka përdorur mbi 10 adresa," Artan Hoxha: Gaz Bardhi ka pasur SkyECC

Gjithashtu Gazmend Bardhi sipas Hoxhës e ka përdorur për herë të fundit këtë aplikacion në nëntor të vitit 2023.

M.M
"Vis Martinaj ka përdorur mbi 10 adresa,"  Artan Hoxha: Gaz
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ndarë më shumë detaje sa i përketë përdorimit të SkyEcc nga Ervis Martinaj. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, gazetari ka rrëfyer se të dhënat që SPAK ka marrë nga SKyEcc dhe EncroChat janë një ndihmë e madhe që do të zbardhin shumë çështje. Ai vijoi se Ervis Martinaj ka përdorur mbi 10 adresa për të komunikuar me politikanë. Gjithashtu Gazmend Bardhi, sipas Hoxhës, e ka përdorur aplikacionin.

“Aplikacionet si Sky Ecc dhe EncroChat i kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme SPAK. Mbi 80 përqind të punës e ka të lehtësuar. Jo të gjitha të dhënat janë vënë në dispozicion të SPAK, por janë të mjaftueshme për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur. Kanë qenë dy platforma komunikimi që supozoheshin të ishin super të sigurta. Në vetvete platforma nuk është kriminale, por çfarë diskutohet aty po. Mediat angleze nga viti 2016 filluan të sulmojë kriminalitetin shqiptar. Drejtuesit e lartë u zhvendosën nga Britania drejt Belgjikës.

Nga aq sa e kam njohur Vis Martinaj jo vetëm që përdorte Sky, ai mund të përdorte dhe 10 adresa. Abonimi i Sky bëhej në Tiranë dhe ishte 150 euro në muaj. Me Sky kanë komunikuar politikanë, njerëz të drejtësisë, biznesmenë, njerëz të thjeshtë, varet për çfarë përdorej. Ai që e ka përdorur ka dashur një formë të sigurt komunikimi. Jo çdokush e ka përdorur për arsye kriminale. Këto të dhëna të siguruara nga autoritete franceze, kanë një yll poshtë dhe thuhet që do përdoret për trafikun e drogës. Të dhënat i kanë shkuar SPAK. Sky ishte një telefon që s’kishte nevojë për numër, instalohej programi dhe bëje abonimin çdo 3, 6 muaj apo edhe 1 vit. EncroChat ishte më i madh në telefon, ngjason si iPhone 15.

Bardhi e vendosi në vitin 2023. Ajo bisedë nuk është se nuk ekziston, por është bërë në nëntor ose dhjetor të 2020. Ka ndaluar si platformë. Ajo bisedë mund të jetë në dosje, por zhvendosja e tre viteve… dhe duke e zhvendosur me dashje apo pa dashje ai duke tentuar ta përdorë në aktivitet politik, krijon këtë situatë. Nuk ka pasur SkyECC në atë periudhë” tha Hoxha.

Poll

MOS HUMB