Aktualitet

“VISI I POJËS”/ Zbulohet për herë të parë pamja e famozit të grupit Troplini, si e përshkruajnë pentitot: Brutal por i shkëlqyer!

Vetë Doçi është kujdesur që fotoja e tij të mos jetë askund, edhe pse në mediat shqiptare e jo vetëm ka dhjetëra artikuj për të. Imazhi i tij, deri më sot, kishte mbetur një mister.

F.m
“VISI I POJËS”/ Zbulohet për herë të parë
Elvis Doçi

TIRANË- Është publikuar për herë të parë imazhi i Elvis Doçit, të njohur ndryshe si Visi i Pojës, i cili është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”. Elvis Doçi ka lindur në Durrës, më 15 tetor të vitit 1978. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja.

Aktiviteti kriminal i famozit të grupit Troplini është bërë i njohur për autoritetet shqiptare dhe italiane prej më shumë se dy dekadash. Me gjithatë, në gjurmët e tij, ata ranë vetëm pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Vetë Doçi është kujdesur që fotoja e tij të mos jetë askund, edhe pse në mediat shqiptare e jo vetëm ka dhjetëra artikuj për të. Imazhi i tij, deri më sot, kishte mbetur një mister.

“VISI I POJËS”/ Zbulohet për herë të parë
Elvis Doçi

Duket se Doçi bashkëpunon më ngushtë me Adi Çobën, një personazh gjithashtu i dalë në dritë pas operacionit Ura.

Përgjimet e këtij grupi flasin lidhur me rëndësinë e Pojës, i cili përshkruhet si një nga trafikantët kryesorë të drogës që vepronin në Shqipëri, e po ashtu një eksponent kryesor i një grupi të organizuar kriminal të fuqishëm.

Vetë Dumani e tregon Visin e Pojës si një eksponent të lartë në kontekstin kriminal, duke i bashkangjiur edhe xhaxhanë e tij, Xhevdet Troplinin, i cili njihet ndryshe si "Poja". Dumani thotë se Poja ka një grup brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, i cili ka qenë dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve për disa vite, dhe që po ashtu janë në gjendje të veprojnë edhe jashtë vendit falë lidhjeve të forta që kanë në Itali dhe Gjermani, por edhe kontakteve në Amerikën e Jugut.

Visin e konsideron një negociator të shkëlqyer përsa i përket trafikut të drogës.

Doçi ka gjithashtu precedentë të mëparshëm lidhur me substancat narkotike që në vitin 2008. Në Padova ishte dënuar në që vitin 2003 me 3 vite burg për blerje dhe shitje të substancave narkotike. Më 17 maj të vitit 2024, u mësua se Doçi po kërkohej nga SPAK. Doçi administron një kompani ndërtimi me adresë në Rrashbull të Durrësit me emrin “Cara na”, një bar-kafe me emrin “Port Side” në Durrës, të cilën e ka në bashkëpronësi me një tjetër person të identifikuar si Bukurije Doçi, një bar kafe në Fushë Krujë, dhe bar “Vintage” me adresë në Sukth në bashkëpronësi me një person të quajtur Edmir Bakalli. Doçi ka qenë subjekt i OFL-së, ndërsa emri i tij është lakuar edhe pse jo zyrtarisht, për disa ngjarje të rënda kriminale.



Poll

MOS HUMB