
DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohet se kanë vrarë babanë e tyre, në muajin shkurt të këtij viti. Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij.
49-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja makabër u zbulua nga policia dy javë më pas, 23 shkurt, pasi djali i madh i familjes, Hysen Meta, e denoncoi të atin të zhdukur.
Të tre fëmijët e Pëllumb Metës ndodhen të arrestuar. Djali i madh, Hysen Meta dhe vajza e tij Hygerta akuzohet për “vrasje në rrethana familjare”, ndërsa për djalin tjetër të familjes, Amarildo Metën rëndon akuza e asgjësimit të kufomës. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka dyshime se dhe ajo ka qenë në dijeni të krimit. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën./ZËRI