Video

Si u vra Pëllumb Meta nga fëmijët e tij

Djali 25-vjeçar, Hysen Meta, që dyshohet se është edhe ekzekutori, ka deklaruar në polici të gjithë skenën si ndodhi vrasja, se si e kishin planifikuar krimin së bashku me motrën dhe vëllanë më të vogël

E.K
Si u vra Pëllumb Meta nga fëmijët e tij
Pellumb, Hygerta dhe Hysen Meta

DURRËS- Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra nga 3 fëmijët e tij, do të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërsa ceremonia mortore do të kryhet në banesën e të vëllait të tij. Kjo për shkak se 3 fëmijët e Metës gjenden pas hekurave nën akuzë për vrasjen e tij, ndërsa e shoqja nën hetim për shkak se nuk ka kallëzuar krimin.

Djali 25-vjeçar, Hysen Meta, që dyshohet se është edhe ekzekutori, ka deklaruar në polici të gjithë skenën si ndodhi vrasja, se si e kishin planifikuar krimin së bashku me motrën dhe vëllanë më të vogël. Ai ka treguar se babanë e ka qëlluar 4 herë me pistoletë në dhomën e ndenjes, dhe më pas e kanë zhveshur dhe mbështjellë me çarçafë, duke i fshehur trupin.

Ata e groposën trupin e pajetë në kasollen e bagëtive, ndërsa më pas thurën dhe skenarin për zhdukjen e tij, duke ia çuar makinën në një zonë tjetër të Durrësit. Sipas Hysen Metës, babai i tyre ishte shndërruar në një person të padurueshëm, dhe se donte që ta fejonte motrën me një person pa dëshirën e saj.

Konfliktet në familje duket se kanë qenë të vazhdueshme, ndërkohë që bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina, ka qenë në dijeni të krimit, por nuk ka denoncuar fëmijët e saj. Fillimisht vrasja u mor përsipër nga 19-vjeçarja Hygerta Meta, por pas mbledhjes së provave, rezultoi se ekzekutori ishte pikërisht Hysen Meta. Vrasja ka ndodhur mesditën e datës 10 Shkurt, ndërsa 3 ditë më pas ekzekutori shkoi dhe e deklaroi të zhdukur babanë e tij në polici.

 

Poll

MOS HUMB