Aktualitet

Ishin shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohen në Itali dy kushërinjtë (EMRAT)

 Sipas njoftimit të policisë ata fshiheshin prej vitesh në fshatin Rreth Kalë dhe përdornin identitet tjetër.

I.F
Ishin shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohen në Itali
Pamje nga arrestimi

TIRANË- Dy kushërinjtë Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale të vrasjes. Dy shqiptarë pjesë e listës së 100 personave më të kërkuar në Itali, u arrestuan në mars të vitit të kaluar në Dibër ku fshiheshin prej vitesh. Sipas njoftimit të policisë ata fshiheshin prej vitesh në fshatin Rreth-Kalë dhe përdornin identitet tjetër.

Dy kushërinjtë, Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç akuzohen se në vitin 1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme. Ata janë dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit në vitin 2006 me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe tentativë vrasjeje.

“Ekstradohen drejt Italisë dy shtetas të dënuar për vrasje, të kapur në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe moti. Dy kushërinjtë, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Në përfundim të procedurave për ekstradim, ditën e sotme, nga Interpol Tirana, u ekstraduan drejt Italisë shtetasit:

Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç;

Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç,

të dy banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”. Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB