Aktualitet

Shfaqet afta epizootike në Greqi/ Ndalohet importi i kafshëve në Shqipëri, nuk ka kurë për sëmundjen

Sapo konstatohen kafshë të infektuara, ato asgjësohen, sepse sëmundja përhapet në mënyrë të shpejtë tek lopët, delet, dhitë dhe derrat.

I.F
Shfaqet afta epizootike në Greqi/ Ndalohet importi i kafshëve në
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria ka ndaluar importin dhe tranzitimin e kafshëve nga Greqia pasi është shfaqur sëmundja e aftës epizootike. Afta epizootike cilësohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme të blegtorisë sepse ky virus nuk kurohet. Sapo konstatohen kafshë të infektuara, ato asgjësohen, sepse sëmundja përhapet në mënyrë të shpejtë tek lopët, delet, dhitë dhe derrat.

Edhe pse afta epizootike ka shpërthyer në Greqi, blegtoria shqiptare është tepër e rrezikuar, sepse infeksioni transmetohet nga njerëzit dhe kafshët. Sëmundja nuk rrezikon jetën e njeriut, por për kafshët është tepër agresive sepse brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër ka fuqi të asgjësojë kafshët e fermës.

Me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, pjesë e listës së ndalimit të produkteve me origjinë shtazore bëjnë pjesë edhe produktet e mishit të pa trajtuar termikisht, qumështi jashtë standardeve të sigurisë, importi i ledhit dhe i lëkurës së kafshëve. Gjithashtu është e ndaluar tregtia e materialeve biologjike të dythundrakëve.

Kjo sëmundje për herë të parë në Shqipëri është përhapur në vitin 1996 në zonën e Korçës dhe Pogradecit, në ato vite prej aftës epizotike u asgjësuan 20 mijë krerë bagëti dy thundrakë./ZËRI

Poll

MOS HUMB