Aktualitet

"Lëvize makinën"/ Vrau Artur Çangun në Verjon të Fushë Krujës, arrestohet autori Eduart Afmataj (VIDEO)

Burime bëjnë me dije se Afmataj është arrestuar në zonën e Qafë Shtamës në një banesë të vjetër të braktisur.

zh.ll
"Lëvize makinën"/ Vrau Artur Çangun në Verjon
Viktima Artur Çangu dhe autori Eduart Ahmataj

FUSHË-KRUJË- Eduart Afmataj, autori i vrasjes në Fushë-Krujë të Artur Çangut, 41-vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në zonën e Niklës, Fushë-Krujë. Burime bëjnë me dije se Afmataj është arrestuar në zonën e Qafë Shtamës në një banesë të vjetër të braktisur. Pasi kreu krimin, autori u arratis nga vendngjarja, ndërsa ra në pranga pasditen e sotme.

Video e mëposhtme tregon momentin e shoqërimit të autorit, Eduart Afmataj. Siç duket edhe nga pamjet, Afmataj zbret nga automjeti i policisë me pranga në duar. 

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, 10 prill, në Nikël, ku Artur Çangu u vra me armë zjarri nga Eduart Ahmataj. Ky i fundit rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën, pasi ai mësohet se është dhëndër te kushërinjtë e Çangut, por palët prej rreth dy vitesh kishin konflikt pronësie. 

Dyshohet se shkak i vrasjes të jetë bërë një konflikt i çastit për parkimin e makinë së viktimës. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 41-vjeçari kishte shkuar te banesa e prindërve dhe kishte parkuar automjetin pranë saj. Afmataj ka dalë nga banesa dhe ka debatuar me të, duke pretenduar se automjeti i kishte bllokuar rrugën.

Fillimisht palët janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Afmataj ka ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar ndaj 41-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit ka njoftuar vetë policinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Trupi i pajetë i Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon, i shtrirë përmbys dhe me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB