Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut/ Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin

Përveç Jambellit, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm edhe për Kristaq Lecin, ndërsa i dënuar për këtë ngjarje është autori i vrasjes, Mikel Shallari.

k.m.
Vrasja e Artan Cukut/ Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të
Bledar Jambelli dhe Artan Cuku

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Në pretencën e dhënë nga Prokuroria e Tiranës, kërkohet burg përjetë për Bledar Jambellin alias Rikardo Muho. Përveç Jambellit, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm edhe për Kristaq Lecin, ndërsa i dënuar për këtë ngjarje është autori i vrasjes, Mikel Shallari. Ky i fundit, pasi u arrestuar pranoi që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Edhe pse organi i akuzës së kryeqytetit ka dhënë pretencën, procesi po zhvillohet në mungesë për të dy të pandehurit.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. dhe G.K. për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, A.C

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal. Nga hetimet e procedimit penal nr.139/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqërore dhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminale konkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punës hetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të citura më sipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.

Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim.

Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasi pranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës. Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasja u krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme. Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen vepres penale, ndërsa M. Sh. kishte interesin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojë të tre kryen vrasjen e ish drejtorit të Policisë Vlorë.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi: Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për vepren penale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm.

Si ndodhi vrasja e kryekomisarit Artan Cuku? 

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.

Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.

Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Por 4 vite më vonë Jambelli nuk harroi të hakmerrej.

Pas vrasjes, i akuzuar kryesor u largua për në Greqi. Bledar Jambelli është arrestuar në shtetin fqinjë dhe aktualisht ndodhet në burg në Greqi për një ngjarje të vitit 2022, ku mbetën të plagosur pesë persona, ndërsa vendndodhja e Kristaq Lecit nuk dihet. Edhe pse në burg, autoritetet greke nuk e kanë pranuar ekstradimin e Jambelli./ZËRI

Poll

MOS HUMB