Aktualitet

Vrasja e dyfishtë për një kafe! Arrestohet pas rreth 1 muaji Daniel Pepa, ekzekutoi Flori Paluçin

Gjithçka nisi për ekspresin e fikur ku fillimisht viktima Flori Paluçi vrau me armë zjarri kamarierin 23-vjeçar Aranit Kurtin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.

F.I
Vrasja e dyfishtë për një kafe! Arrestohet pas rreth 1 muaji
Daniel Pepa

DURRËS- Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë të Durrësit më 22 tetor është arrestuar. Gjithçka nisi për ekspresin e fikur ku fillimisht viktima Flori Paluçi vrau me armë zjarri kamarierin 23-vjeçar Aranit Kurtin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.

Pepa prej rreth një muaji ishte shpallur në kërkim, ndërsa në lidhje me ngjarjen në pranga u vendosën edhe 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, por u lanë të lirë nga Gjykata e Durrësit. Gjatë arrestimit 21-vjeçarit iu sekuestrua edhe një armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor.

Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Çfarë ndodhi në lokal

Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij 'ndezi' sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje. Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin./ZËRI

Poll

MOS HUMB