DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur të lirojë katër të arrestuarit në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Manzë. Të rinjtë Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç dhe Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për Daniel Pepën, 21 vjeç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Flori Paluçit. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Në kërkim ndodhet edhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Pepën të largohet nga vendi i ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit vijojnë.
Çfarë ndodhi në Durrës?
Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij 'ndezi' sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje. Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin./ZËRI