TIRANË-Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi Edison Haxhiu, si një nga të akuzuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas të ekzekutuar më 15 Mars 2024. Haxhiu u arrestua nën akuzën për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje".
Gjykata ka pranuar kërkesa e avokatit Sokol Tahiraj për Haxhiun, duke shuar masën e sigurimit të dhënë me vendimin 764 të datës 21 mars të vitit të klauar. Haxhiu dyshohej se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarin për vrasjen e Gentjan Bejtjës në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke i siguruar kushte dhe mjete për të kryer krimin.
Roli i Edison Haxhiu në vrasjen e Gentjan Bejtjas
Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, i cili mbante dhe dy mbiemra të tjerë, Brahimi apo Mançellari, janë dy personat që u vendosën në pranga në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas. Me hapjen e kamerave te sigurisë, u rindërtua edhe intinerari i autorëve, ku dyshohet se Ilir Brahimi drejtonte 'Golf 7' ngjyrë të zezë, ku pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës.
Makina 'Golf 7' e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se e ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij. Më pas më 19 mars, Edison Haxhiu, dyshohet se ka ndërruar disqet e automjetit që të mos binte në sy nga policia e cila ishte vënë në kërkim të automjetit të dyshuar. Por identifikimi i automjetit eshtë bërë nëpërmjet targave që i kishin vendosur në bagazh.
Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI