SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Shkodër, ku mbeti i vrarë 67-vjeçari Hysni Ymeri, ndërsa mister mbetet motivi dhe pororsitësi vendosjes së tritolit. Lidhur me ngjarjen, katër persona u arrestuan nga policia: Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, Gjergji Zefi dhe Gerti Bushati. Ky i fundit, akuzohet si autor i vendosjes së lëndës shpërthyese në boksin e sahatëve të energjisë elektrike.
Hetuesit kanë arritur të siguojnë prova të mjaftueshme mbi përfshirjen e tyre, ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi pranë pallatit është identifikuar Bushati duke vendosur lëndën shpërthyese në sahatin elektrik të katit të parë të pallatit. Lënda plasëse u la 2 ditë i pashpërthyer te sahati elektrik, ndërsa është aktivizuar 2 ditë më vonë, 29 dhjetor.
Megjithatë, po kërkohen prova të reja për të zbuluar kush është porositësi, ndërsa detaje të tjera pritet të zbulohen nga telefonat e sekuestruar ku disa prej tyre janë dërgur në laboratin e kriminalistikës me qëllim hapjen e tyre. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar 28 telefona celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, municion, lëndë narkotike (kokainë), pajisje GPS, kamera sigurie dhe rroba të përdorura nga autori i dyshuar.
Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor 2025, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 67-vjeçarit, Hysni Ymeraj, i cili nuk kishte asnjç precedent penal përveç së përshirjen e të vëllait në një vrasje rreth 20 vitë më parë. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Hysni Ymeri po ngjitej shkallët e pallatit për të hyrë në banesë.
Kush është Hysni Ymeri
Hysni Ymeri është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit. Por, disa vite më vonë, dy familjet kishin arritur pajtimin.
Ndërkohë disa vite më pas sipas burimeve dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës.
Historia e dhunës në familjen Ymeri përfshin incidente të tjera të lidhura me vrasje në vitet e fundit. Disa vite më parë djali i xhaxhait i Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe vetveten. Ndërkohë një kushëri tjetër, shtetasi Dritan Ymeri vrau në 2017 shtetasin Ilir Aliaj, mjek në profesion në Shkodër pas një konflikti pronësie.
Megjithatë, ngjarja mbetet ende e paqartë dhe pritet dëshmia e të rinjve./ZËRI