LIVE UPDATES

ATENTATET mafioze/ SPAK çon në gjyq 14 të pandehur, mes tyre Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali!

➤Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e një grupi të strukuruar kriminal të përfshirë në atentate mafioze në vend. ➤Konkretisht në gjyq janë dërguar Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelal Rraja dhe Miri Bruli. ➤Ata akuzohen për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale si tentativa për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, Ervis Martinajt, Erigers Mihasit, Preng Gjinit dhe ish-deputetit Arben Ndoka. ➤SPAK ka mbyllur hetimet edhe për tentativën e vrasjes së Elvis Gacajt dhe Altin Gegës, si dhe Fatmir Hysenit dhe Armando Hysenit.

3 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

SPAK mbylli hetimet/ Solli nipin me varkë në Shqipëri për të ndihmuar në vrasjen e Bamit, akuzat ndaj Avdylit

ATENTATET mafioze/ SPAK çon në gjyq 14 të pandehur, mes tyre
Astrit Avdyli

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e një grupi të strukuruar kriminal të përfshirë në atentate mafioze në vend, mes tyre edhe Astrit Avdylaj. Në nëntë ngjarjet kriminale të njoftuara nga SPAK, Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani) është i përfshirë në katër prej tyre.

Astrit Avdyli akuzohet për 'sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes së Durim Bamit dhe Valter Bamit', 'pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, 'mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake', 'ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 'futje e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimi'.

Kreu i bandës së Shijakut akuzohet se ka siguruar personat që do të merrnin pjesë në vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Për këtë ngjarje Avdyli futi në lojë nga burgu nipin e tij Aldo Avdyli që të rrijë në Lezhë deri në ekzekutimin e Bamit. Më 3 korrik të 2020, Aldo Avdyli ka dalë jashtë Shqipërisë dhe ka kërkuar që të futet në Shqipëri prapë, por kësaj herë përmes doganës së Malit të Zi.  Arben Ndoka, Arian Tuku, Miri Bruli dhe persona të tjerë të paidentifikuar e ndihmojnë. Transportin ia ka bërë Miri Bruli, duke përdorur një varkë duke e zbrirut në Pulaj, Shkodër. Ai u fut në Shqipëri, por zyrtarisht në TIMS, Avdyli për herë të fundit ka hyrë në vend më datë 25.02.2016.

"Me date 26.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, te cilit i tregon qe do te te shkruaj Aldo, don me hy nga Mali i Zi per ne Shqipri. Me date 27.06.2020 shtetasi Astrit Avdyli komunikon me shtetasin Arben Ndoka, e pyet nese ka komunikuar me "Aldon" dhe i tregon qe do te shkruaj. Gjithashtu i tregon qe ai kerkon te futet nga Mali i Zi pa regjistruar. Me date 30.06.2020 shtetasi Arian Tuku komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe nder te tjera i shkruan, ...e rregullova me me kalu me varke... Arian Tuku komunikon me shtetasin Miri Bruli te cilit i tregon ne lidhje me faktin qe shoku i tij (i referohet Aldo Avdyli) eshte ne Mal te Zi dhe e pyet se kur do ta kalojme. I tregon qe "ai (shoku) eshte duke mberritur ne Mal te Zi dhe i kerkon qe neser me trego oren dhe vendin ku te thuash ti. Me konkretisht i shkruan, ...Esht ai shoku im ne mal te zi, Kur do e kalojm? Ok vlla ma pyt. Tu mrri ne mal te zi vlla eshl Per me kalu sonte nta. PNeser me thuj nga cila or me qen ku te me thuash ti...Arian Tuku komunikon me shtetasin Aldo Avdyli te cilit i dergon si chat attachment biseden qe ka kryer me shtetasin Miri Bruli ku dallohet fakti qe takimi do te behet ne qytetin e Ulqinit,"-thuhet në dosjen e siguruar nga ZËRI.

Arrestimi i Avdylajt u bë në banesën e tij në Shikaj me urdhër të SPAK-ut në kuadër të operacionit Revansh. Në banesë iu gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë. SPAK evidenton edhe një rast tjetër, ku Avdylaj është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte si i paraburgosur, duke mos u gjetur në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak dhe Durrës./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Hetimet e SPAK/ Si Astrit Avdylaj dhe Emiljano Shullazi tentuan të vrasin nga burgu vëllezërit Bami

ATENTATET mafioze/ SPAK çon në gjyq 14 të pandehur, mes tyre
Emiljano Shullazi, Durim Bami dhe Astrit Avdyli

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e grupeve të strukuruara të përfshira në ngjarje kriminale të ndodhur në vend, ndërsa është zbardhur roli i secilit prej tyre. Mes tyre edhe një tentativë për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.

Sipas SPAK, të pandehurit Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, dhe Blerim Abazi nga janari deri në korrik 2020, si dhe Naim Stafuka gjatë gushtit 2020, kanë bashkëpunuar në sigurimin e mjeteve për të kryer vrasjet e Durim dhe Valter Bamit. Hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e tyre kriminal, të zhvilluar në kuadër të një grupi të strukturuar.

Astrit Avdyli akuzohet për 'sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes së Durim Bamit dhe Valter Bamit', 'pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, 'mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake', 'ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 'futje e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimi'.

Emiljano Shullazi akuzohet për 'organizim dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal, 'sigurimi i kushteve për kryerjen e vrasjes së Durim dhe Valter Bamit', 'sulme ndaj familjarëve të një zyrtari shtetëror' dhe 'futja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Naim Stafuka dhe Blerim Abazi (alias Blerim Gashi) akuzohen për 'pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal' dhe 'sigurimi i mjeteve për kryerjen e vrasjeve të planifikuara'.

Plani

Sipas bisedave të zbërthyera më herët nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK), Avdyli ka aktivizuar të besuarit e tij për të kryer këtë vrasje. Ai ndodhej pas hekurave bashkë me Emiljano Shullazin, kreun e bandës së Rrugës së Kavajës, në momentin që zhvillonte biseda me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022. Martinaj kishte lidhur aleancë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe thurnin planin për vrasjen e Durim Bamit.

Plani prishet disi në fund të korrikut 2020 ku merret vendimi që Emiljano Shullazi të futet në regjimit “41BIS”. Në lidhje me këtë, janë zbardhur komunikimet mes Arben Ndokës dhe Ervis Martinajt, ku ndër të tjera, ky i fundit i thotë Ndokës se “Milin e qitën jashtë loje..”.

Në këto kushte, Martinaj dhe Ndoka si organizatorë dhe financues të vrasjes së Durim Bamit kërkojnë zgjidhje të tjera dhe ata trokasin te fisi Avdylaj në Shijak, të cilët ndërkohë duan të hakmerren pasi dyshojnë se Valter Bami ka marrë pjesë te atentati ndaj Rrumit të Shijakut. Kështu, në lojë futen edhe Avdylajt, të cilët i japin Arben Ndokës nipin e tyre, Aldo Avdylaj që të rrijë në Lezhë deri në ekzekutimin e Durim Bamit.

Vëllezërit Durim dhe Valter Bami fshiheshin prej disa kohësh në Dubai dhe janë persona të shpallur në kërkim me urdhër-arresti nga SPAK. Bami po qëndron në një burg në Dubai, pasi SPAK e akuzon për veprën penale të “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, në dëm të Arben Ndokës, Ervis Martinajt, Erigers Mihasit dhe Hektor alias Tori Xheçukës. Nga ana tjetër Durim Bami, kërkon të mos ekstradohet në Shqipëri me pretendimin se në këtë vend i rrezikohet seriozisht jeta./ZËRI 

4 MUAJ ME PARE

Planifikuan vrasjen e Ervis Martinajt, Durim e Valter Bamit/ SPAK çon për gjykim Shullazin, Avdylin, Dukën dhe 11 të tjerë

ATENTATET mafioze/ SPAK çon në gjyq 14 të pandehur, mes tyre
Durim Bami, Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli, Ervis Martinaj dhe Leonard Duka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 14 të pandehur, që akuzohen si pjesë e një grupi të strukuruar kriminal të përfshirë në atentate mafioze në vend. Konkretisht në gjyq janë dërguar Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelal Rraja dhe Miri Bruli.

Hetimet janë në kuadër të operacionit të koduar ‘Revanshi’ që u ndërmor në maj të vitit të kaluar (2024) ku u goditën 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri. Ata akuzohen për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale si tentativa për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Sigurimi i kushteve për vrasjen e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, e ish-deputetit Arben Ndoka.

9 NGJARJET KRIMINALE:

-Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve janar-korrik 2020 dhe Naim Stafuku, gjatë muajit gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Durim Bamit dhe Valter Bami. 

-Avdyli dhe Shullazi gjatë periudhës Janar-Korrik 2020, kanë mbajtur secili prej tyre në mënyrë të paligjshme në institucionet burgimi sende të ndaluara telefona celularë me të cilët kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë institucionit të ekzekutimit të dënimit me burgim, ku mes të tjerash kanë komunikuar edhe me disa persona që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e një sërë veprash penale, për të cilat ata akuzohen. 

-Avdyli më datë 29.06.2024, ka mbajtur në banesë pa lejen e organeve kompetente shtetërore një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë.

-Astrit Avdyli është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte si i paraburgosur, duke mos u gjetur në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak dhe Durrës.

-Në një rast tjetër Avdyli dhe Miri Bruli, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë më datë 03.07.2020, kanë ndihmuar një shtetas në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

-Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë gjatë muajve gusht-shtator 2020 kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Preng Gjinit.

-Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë gjatë muajve qershor-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga i pandehuri Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

-Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë gjatë muajve korrik-shtator 2020 kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Elvis Gacajt dhe Altin Gegës.

-Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), gjatë muajve qershor-dhjetor 2020, si dhe i pandehuri Satilno Basho, gjatë muajve mars-maj 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.

-Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë gjatë muajit Janar 2021 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.

-Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, konkretisht më datë 23.04.2019 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka dhunuar bashkëshortin e gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfundoi hetimet paraprake për procedimin penal nr.59/1, të vitit 2022 ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 e Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 4 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 paragrafi 1 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.

Emiljano Shullazi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore ” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 243 e 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.

Naim Stafuka, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Besian Xhixha, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Preng Gjini, e kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Enver Diva, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Robert Laçi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Leonard Duka, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Drianto Bardhi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Gjergji Cukali, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gacaj, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Altin Gega, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Satilno Basho, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Xhelal Rraja, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Miri Bruli, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi i 3-të i Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:

-Të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve janar-korrik 2020 dhe i pandehuri Naim Stafuku, gjatë muajit gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

-Të pandehurit Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve gusht-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Preng Gjini.

-Të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve qershor-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga i pandehuri Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.

-I pandehuri Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve korrik-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Elvis Gacaj dhe Altin Gega.

-I pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), gjatë muajve qershor-dhjetor 2020, si dhe i pandehuri Satilno Basho, gjatë muajve mars-maj 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.

-I pandehuri Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajit Janar 2021 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.

-I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje.

-I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 29.06.2024, ka mbajtur në banesë pa lejen e organeve kompetente shtetërore një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë.

-Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Miri Bruli, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konkretizuar më datë 03.07.2020, kanë ndihmuar një shtetas në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

-I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 17.05.2024, duke qenë me një masë sigurimi “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga nenit 237 i K. Pr. Penale, të caktuar me vendimin nr.33, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte si i paraburgosur, duke mos u gjetur në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak dhe Durrës.

-Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Emiljano Shullazi, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara gjatë periudhës Janar-Korrik 2020, kanë mbajtur secili prej tyre në mënyrë të paligjshme në institucionet burgimi sende të ndaluara telefona celularë me të cilët kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë institucionit të ekzekutimit të dënimit me burgim, ku mes të tjerash kanë komunikuar edhe me disa persona që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e një sërë veprash penale, për të cilat ata akuzohen.

Hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal nr.59, në ngarkim të personave të tjerë të dyshuar në kryerjen e veprave penale si edhe për fakte penale të rezultuara gjatë hetimeve të këtij procedimi.

Poll

MOS HUMB