Aktualitet

Vrasja në Durrës/ U gjet i masakruar me thikë në banesë, 10 të shoqëruar, mes tyre dyshohet edhe autori

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se nga eskpertiza paraprake mjekoligjore, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës. 

zh.ll
Vrasja në Durrës/ U gjet i masakruar me thikë në
Viktima-pamje nga vendngjarja

DURRËS- Personi në foto ështën 51-vjeçari Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i masakruar në banesën e tij në lagjen nr. 12, Durrës, mbrëmjen e djeshme. 

Vrasja në Durrës/ U gjet i masakruar me thikë në
Valbon Beqiraj

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se nga eskpertiza paraprake mjekoligjore, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit, kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës. Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar 10 persona në polici, mes të cilëve dyshohet edhe autori i krimit.

51-vjeçari i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, u gjet i pajetë nga nipi i tij mbrëmjen e djeshme në Durrës, pas tentativave të bashkëshortes së viktimës, e cila i kishte telefonuar disa herë të shoqin. Viktima jetonte në banesën e hallës së tij, bashkë me djalin dhe gruan, ndërsa punonte si kamarier. Dyshohet se në këto kushte ka ndodhur edhe sherri me një të ftuar që i mori atij jetën.

Njoftimi:

Durrës/ Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje./ZËRI

Poll

MOS HUMB