TIRANË- Shqipërisë i është është kërkuar të arrestojnë dhe gjykojnë rabinin kryesor të vendit, Yoel Kaplan, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si pjesë e “gjenocidit të Izraelit në Gaza”, raporton Middle East Eye.
Kaplan, i cili jeton mes Izraelit, Shqipërisë dhe Selanikut në Greqi, është fotografuar dhe filmuar në Gaza me batalionin e 55-të të divizionit të 98-të të ushtrisë izraelite, i angazhuar në operacione ushtarake në Khan Younis nga dhjetori 2023 deri në gusht 2024. Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinezët (ICJP), një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi se ka paraqitur një kërkesë zyrtare në policinë shqiptare për arrestimin e një anëtari të ushtrisë izraelite të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte.
“Kemi arsye të besojmë se ky individ është aktualisht në territorin shqiptar dhe policia duhet ta hetojë dhe arrestojë urgjentisht”, thuhet në deklaratë.
Kaplan po ndiqet sipas Nenit 7 të Kodit Penal të Shqipërisë, i cili parashikon ndjekjen e qytetarëve të huaj për krime të kryera jashtë vendit, përfshirë “krimet kundër njerëzimit”./ZËRI