MEMALIAJ- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Memaliajt, në Tepelenë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë edhe 25-vjeçari Dali Nela, vëllai i autorit të dyshuar, i cili ka marrë katër plumba, dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur para një lokali në qendër të Memaliajt, ku në rrethana ende të paqarta, 29-vjeçari Donaldo Nela ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend 30-vjeçarin.
Dyshohet se shkak i konfliktit janë hasmëri të vjetra. Burime bëjnë me dije se përplasja ka nisur pas një sherri mes dy personave me konflikte të mëparshme, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Autori i dyshuar, i njohur edhe me pseudonimin “Tupja”, rezulton person me precedentë penalë, pasi në moshën 21-vjeçare është përfshirë në listën e personave të dyshuar për trafik droge, si pjesë e një grupi kriminal.
Donald Nelaj asokohe 21-vjeç, rezulton të ketë qenë i dënuar në 2018 si anëtar i një grupi kriminal i cili akuzohej për trafikim të drogës e kryer në bashkëpunim me të tjerë. Në nëntor të vitit 2018, policia e Sarandës sekuestroi 32.35 kg kanabis, si dhe një automjet tip ‘BMW X5’, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Hetimet e zhvilluara në atë kohë zbuluan se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj kishin kërcënuar me jetë Mikel Jorgji, i cili dyshohet se kishte ndërmjetësuar kontaktin e tyre me disa anëtarë të grupit nga Tepelena. Sipas të dhënave, Donald Nelaj është dënuar në vitin 2018 si pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me persona të tjerë.
Po ashtu ai ka qenë autor dhe bashkëpunëtor në grabitjen e një pike Exchange në Tepelenë. Në grabitjen e dhunimin e kambistit ka pasur edhe 4 persona të tjerë, mes tyre edhe i plagosuri Dario Nelaj.
Ai përmendet gjithashtu si kontakti i fundit i Erald Muços, i zhdukur prej 15 qershorit 2025, i njohur si shok i Aleksandër Sadikajt.
Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje rreth 6 persona, dëshmitarë dhe familjarë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për shkaqet e konfliktit. Në pyetje pritet të merret dhe Dali Nela pasi t'i dalë narkoza.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit./ZËRI

