Aktualitet

Vrasja në “Principotes", autori kyç gojën! Turqit që e shoqëruan: E paguanim si bodigard! Miqtë e viktimës: Nisi për një vajzë

Dy shtetasit turq kanë sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjet thjesht për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të.

F.I
Vrasja në “Principotes", autori kyç gojën! Turqit
ARRESTIMI I AUTORIT SOKRAT VATA

SARANDË-Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor lidhur me rrethanat e krimit të rëndë, por nuk ka dhënë asnjë deklarim para hetuesve. Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, të cilët po shoqëronin Vatën gjatë përpjekjes për t’u arratisur, i cili u gjet në bagazhin e mjetit të tyre tip 'Ford'. 

Ata kanë deklaruar se ishin klientë të përhershëm në lokalin “Principotes” dhe se e paguanin 29-vjeçarin si bodigard e shoqërues personal. Dy shtetasit turq kanë sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjet thjesht për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të.

Ndërkohë miqtë e viktimës, Luis Miguel Varela Mendes kanë deklaruar se konflikti nisi pas ngacmimit të një vajze brenda ambientit të lokalit. Në konflikt u përfshinë shumë persona që po përlesheshin me njëri-tjetrin, situatë ku ndërhynë edhe rojet e sigurisë. Po ashtu në kuadër të hetimeve, i gjithë stafi i “Principote” është shoqëruar dhe është marrë në pyetje nga policia.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB