TIRANE- Gazetari i kronikës në A2CNN, Igli Çelmeta ka denoncuar se një situatë e pazakontë vazhdon të ndodhë në qytetin e Sarandës, atje ku 2 ditë pas sherrit në klubin Orange, kësaj here një vrasje ndodhi në kompleksin luksoz Principotes. Çelmeta thotë se jashtë ambienteve të Komisariatit kanë shkuar persona për shantazh, ndërkohë që të njëjtët truproja që ndodheshin te Orange, kanë qenë prezentë edhe te vrasja e turistit 21-vjeçar.
DENONCIMI I PLOTE:
Policia e Shtetit duhet të marrë masa urgjente në mbrotjtje të Komisariatit të Policisë Sarandë.
Kësaj strukture po i bëhet presion i jashtëzakonshëm duke i shkuar jashtë komisariatit për t'i shantazhuar. Është sulm i hapur jo vetëm ndaj një shefi krimesh, por ndaj gjithë Policisë së Shtetit.
E patë çfarë ndodhi sot, të njëjtët bodigardë të Orange ishin edhe te hoteli ku bodigardi vrau sot 20-vjeçarin francez. Edhe dy ditë më parë e njëjta situatë ishte kur shefi i krimeve Mateo Bakalli ndërhyri ku dy bodigardë të Orange po dhunonin dy klientë jashtë. Imagjinoni mos të ndërhynte, ja çfarë ndodhi sot, u vra 20-vjeçari francez.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI