Aktualitet

Tronditëse! Mbyti të atin me tel dhe e raportoi si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja nga Fieri

Pasi kreu aktin e rëndë, ajo njoftoi Policinë e Shtetit duke i raportuar se i ati kishte ndërruar jetë aksidentalist në banesën e tyre në fshatin Frashër.

k.m.
Tronditëse! Mbyti të atin me tel dhe e raportoi si ngjarje
Foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fieri, ku vajza ka mbytur me tel të atin. 26-vjeçarja Emanilda Rama mbyti me tel babanë e saj rreth mesnatës. Pasi kreu aktin e rëndë, ajo njoftoi Policinë e Shtetit duke i raportuar se i ati kishte ndërruar jetë aksidentalist në banesën e tyre në fshatin Frashër. Pas hetimeve, Policia ka dalë në përfundimin se 56-vjeçari ishte mbytur, kështu që vendosi në pranga të renë. Po ashtu është shoqëruar edhe e ëma e saj, Anesti Rama, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të bashkëshortit të saj. 53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku edhe po merret në pyetje. Ndërkohë është ende e paqartë se cilat ishin shkaqet që e çuan të renë të kryente aktin e rëndë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje. Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja. Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni "Inskenimi".

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara. Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel). Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje. Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB