SHKODËR- Ndoc Maçaj, autori i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni në Shkodër është vënë në pranga. Mësohet se ai është vetëdorëzuar në polici rreth orës 02.30 të mëngjesit, bashkë me armën me të cilën kreu krimin, pas negociatave me drejtorin e policisë së Shkodrës, Gentian Berberi.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Viktima dhe autori, kushërinj me njëri-tjetrin, po pinin në një tavolinë kur ndodhi ngjarja. Në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).
Njoftimi i policisw:
Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshtatin Abat.
Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ende nuk dihen rrethanat apo motivet e krimit, ndërsa dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm. Konkretisht shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë procesi për regjistrimin e tokave në Shalë, pasi të dy kushërinjtë kanë pasur konflikt për një tokë vite më parë. Shkaqet dhe rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë pritet të merret edhe dëshmia e autorit, pasi është ende nën efektin e alkoolit. Ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI