SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. 61-vjeçari dhe autori i dyshuar, Ndoc Maçaj ishin kushërinj mes tyre dhe ngjarja dyshohet se erdhi si pasojë e një konflikti të hershëm.
Konkretisht shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë procesi për regjistrimin e tokave në Shalë, pasi të dy kushërinjtë kanë pasur konflikt për një tokë vite më parë. Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën, ndërsa autori është shpallur në kërkim./ZËRI