Aktualitet

Vrau motrën dhe kunatin, ekstradohet nga Italia Gjovalin Lesi

Lesi u arrestua më 3 prill 2024 në Itali, ku fshihej prej vitit 2003.

F.I
Vrau motrën dhe kunatin, ekstradohet nga Italia Gjovalin Lesi
Gjovalin Lesi

TIRANË-Gjovalin Lesi është ekstraduar nga Italia. 56-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje të dyfishtë.  Lesi u arrestua më 3 prill 2024 në Itali, ku fshihej prej vitit 2003. Ai akuzohet për vrasjen e motrës së tij dhe kunatit në vitin 1997.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Italia, i dënuari me burgim të përjetshëm, për vrasje të dyfishtë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor - Divizioni i 2-të, Romë.

Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.

Gjovalin Lesi, në vitin 1997, në Rubik, vrau me kallashnikov, pas një konflikti për motive të dobëta, kunatin dhe motrën e tij. Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj./ZËRI

Poll

MOS HUMB