Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta por pa reshje.

F.I
Kthjellime dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Dita sot do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB