GREQI-Një sherr masiv në Burgun e Nigritës, në Serres përfundoi në vrasjen e dy të dënuarve. Vrasja e dyfishtë u regjistrua pasditen e djeshme (3 mars) ku të burgosurit dolën nga qelitë e tyre, thyen bravat e dy qelive të tjera dhe së bashku sulmuan dy viktimat.
Protothema raporton se lidhur me ngjarjen janë arrestuar 11 të burgosur mes tyre një shtetas gjeorgjian dhe një shqiptar, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së dyfishtë. Nëntë persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në incident.
Të dënuarit, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, gjatë konfliktit përdorën mjete të mprehta, të dyshuara si thika të improvizuara, duke shkaktuar plagë fatale. Një prej viktimave ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Viktimat janë identifikuar si një 46-vjeçar nga Algjeria dhe një 43-vjeçar nga Iraku. Sipas autoriteteve, në përleshje kanë marrë pjesë më shumë se dhjetë të burgosur, ndërsa dyshohet se motivi lidhet me larje hesapesh mes tyre. Punonjësit e burgut ndërhynë për të ndarë të përfshirët dhe për të dhënë ndihmën e parë, por plagët e marra rezultuan fatale për dy prej të burgosurve./ZËRI