Aktualitet

Vritet 24-vjeçarja e huaj, dyshohet se e ka ekzekutuar i dashuri. Kufomën e gjeti pronari i shtëpisë

Të dy kishin marrë një shtëpi me qera, rreth 10 ditë më parë. Ishte i dashuri i saj, ai qe ka gjetur shtëpinë.

k.m.
Vritet 24-vjeçarja e huaj, dyshohet se e ka ekzekutuar i dashuri.
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 24-vjeçares në Tiranë. Sipas asaj që është mësuar ka dyshime se 24-vjeçarja e huaj është vrarë nga i dashuri i saj, edhe ky shtetas i huaj. Të dy kishin marrë një shtëpi me qera, rreth 10 ditë më parë. Ishte i dashuri i saj, ai qe ka gjetur shtëpinë.

Nga personat që banonin pranë tyre është mësuar se çifti ishin gjermanë, por flisnin me njëri-tjetrin arabisht.

Nuk dihet sesa ditë ka qëndruar e reja e pajetë në banesë, pasi është gjetur sot nga pronari i shtëpisë që kishin marrë me qera. Ai kishte shkuar në banesë pasi kur kishin marrë shtëpinë me qera u kishte kërkuar kartën e ID, por çifti u kishin thënë që nuk i kishin. Kur ka shkuar në një moment të dytë për dokumentet, ata nuk i kanë hapur derën.

Kështu që ka njoftuar më pas Policinë e Shtetit. Pista kryesore është vrasja nga i dashuri, por personi që ka marrë banesën me qera nuk është gjetur. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar nga Shqipëria./ZËRI

Poll

MOS HUMB