
TIRANË- Engjëll Cani, babai i Martin Canit që u vra më 18 nëntor në shkollën “Fan Noli” është marrë në pyetje nga autoritetet. Ai ka dhënë deklarime për sherret në të cilat ishte përfshirë i biri dhe për mënyrën se si janë trajtuar nga shkolla. Cani është shprehur se nuk është vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka ndodhur katër ditë para se i biri të vritej. Ky konflikt ka pasur sërish si protagonist Mario Përlleshin, bashkëmoshatarin e Martin Canit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave për vrasjen e tij.
Ndërsa, ditën e ngjarjes, Ëngjëll Cani shprehet se bashkëshortja e tij ka marrë vetëm një telefonatë nga shkolla, gjatë të cilës është informuiar për atë që ka ndodhur, por më pas, edhe pse kanë tentuar të komunikojnë me shkollën sërish, askush nuk u është përgjigjur në telefon.
Ngjarjen tragjike, ai tregon se e ka mësuar kur ka mbërritur në Spitalin e Traumës. Ipyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore nëse familja e autorit i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, Ëngjëlli thotë se deri më sot nuk ka ndodhur diçka e tillë.
Nga sherri tragjik që përfundoi me vrasjen e Martin Canit, mbeti i plagosur dhe shoku i 14-vjeçarit, Luis Meçe. Në burg deri më tani është lënë Mario Përlleshi.