
TIRANË- Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi, dy të rinjtë që u kapën me 1 kilogramë kokainë në Tiranë, kanë deklaruar në gjykatë se lëndën narkotike e kanë marrë përdorim vetjak dhe jo për ta shitur. Bazuar në këtë dëshmi, avokatët e tyre kërkuan një masë më të butë sigurie, por Gjykata i la në qeli.
Dyshja u arrestuan më 9 dhjetor në rrugën “Kastriotët”, në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve. Sasia e drogës që iu gjet, nëse do të dilte në treg, do të kapte vlerën e 270 mijë eurove.
Ata dyshohet se furnizonin zonën e ish-Parkut dhe shumë persona të tjerë në Tiranë. Klaudio Serjani rezulton të jetë edhe nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur për blutë e Tiranës, pasi në vitin 2015 i ka shpëtuar një atentati. Ndërsa Euxhenjo Manushi është djali i Adriano Manushit, muzikantit që njihet si Ad Sybardhi.