Aktualitet

VD-Zbulohen 1.1 ton kanabis dhe arsenal armësh në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë, mes tyre 3 gra (EMRAT)

Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregtonte edhe kokainë dhe drogëra të tjera sintetike. 

zh.ll
VD-Zbulohen 1.1 ton kanabis dhe arsenal armësh në Greqi, arrestohen 6
armët e sekuestruara

GREQI- Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Greqi, në kuadër të një operacioni të policisë greke në bashkëpunm me forcat speciale EKAM. Gjatë operacionit që u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias, u zbulua një sasi e madhe droge bashkë me arsenal armësh. Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregtonte edhe kokainë dhe drogëra të tjera sintetike. 

Fatjon Prendi, 39-vjeçari shqiptare është kreu i grupit kriminal. Ai rezulton me precendetë të mëparshëm penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje. 36-vjecari Elson Ndreca është shqiptari tjetër i arrestuar, pjesë e grupit kriminal, i cili bashkëpunonte për ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e kreut të grupit. Gjithashtu, në pranga ranë edhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj.

Gjatë operacioni u arrestua edhe 50-vjeçari Arben Mali, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi. Mali rezulton me precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë e armë si dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Policia greke sekuestroi gjatë operacionit 1 ton e 161 kg kanabis, 1640 rrënjë kanabisi, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ekstazi, nga shitja e të cilave parashikohej një fitim prej 8 milionë euro.

Gjatë kontrollove policia greke gjeti dhe sekuestroi edhe 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë, 4 peshore elektronike, 3 automjete, 17 celularë, 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zvicerane./ZËRI

Poll

MOS HUMB