Aktualitet

U ekzekutua teksa bënte gjueti/ Kush është biznesmeni italian, administrator i një fabrike tullash në Tiranë? Autori në kërkim

Trupi i pajetë i Sarchit u gjet rreth orës 00:30, në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij.

zh.ll
U ekzekutua teksa bënte gjueti/ Kush është biznesmeni italian,
Fabrika e Tullave "Edil Centro", ne Tiranë

TEPELENË- Detaje të reja janë zbuluar në vendngjarje ku mbeti i vrarë me armë zjarri 44-vjeçari italian Edoardo Sarchi, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Trupi i pajetë i Sarchit u gjet rreth orës 00:30, në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij. Viktima u qëllua me bredhëri plumbash nga një person teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe deri tani nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa po verifikohet nëse viktima ndodhej i vetëm apo në shoqërinë e personave të tjerë në automjetin me të cilin kishte hyrë në zonën malore. Po hetohet gjithashtu edhe për të shkuarën e viktimës nëse ka ose jo precedent penal.

Edoardo Sarchi, 44-vjeç, prej rreth 25 vitesh jeton në Laprakë në Tiranë dhe është ortak në një fabrikë tullash. Bëhet fjalë për ‘Tegola Edilcentro’, një nga fabrikat më të fuqishme në Shqipëri për prodhimin dhe eksportimin e tullave dhe tjegullave të cilësisë së lartë. Sarchi rezulton të ketë qenë frekuentues i rregullt i zonës së Tepelenës për qëllime gjuetie. Edhe mbrëmjen e së premtes dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen mësohet se tre persona janë shoqëruar në polici, ndërsa bëhet me dije se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar me inciale G.B. Ky i fundit, bëhet me dije nga burimet për mediat se njihet si përdorues i lëndëve narkotike, dhe dyshohet se është fshehur në zonën mes Gusmarit dhe Nivicës. Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një konflikti të çastit apo ndonjë prapavijë tjetër më të thellë.

Policia ka vendosur postblloqe në akse kyçe rrugore, ndërsa kontrolle intensive po ushtrohen në zonë dhe në ambiente të ndryshme të mundshme për fshehjen e autorit.

Poll

MOS HUMB