Aktualitet

SPAK ‘godet’ në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit socialist

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Enea Kume është arrestuar me urdhër të SPAK, për veprën penale të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit

E.K
SPAK ‘godet’ në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit
loer kume ne kuvend

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Enea Kume, vëllain e deputetit socialist në këtë qark, Loer Kume. 

Ky i fundit u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.

Prangosja e Enea Kume u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Posaçme në qytetit bregdetar, që ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksioni raportohet se është ndërmarrë për veprën penale të tjetërsimit të pronave. Kontrolle gjithashtu iu janë kryer edhe Aleksandër Lahos, personazh i krimit i njohur si “Rrumi i Shijakut”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB