TIRANË- Një vatër zjarri është raportuar gjatë orëve të natës në Tiranë. Konkretisht, ëshë përfshirë nga flakët një pallat në kompleksin "Aura" në Laprakë, duke alarmuar banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një prej godinave të kompleksit.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes në struktura të tjera të ndërtesës. Megjithatë, banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për mënyrën e reagimit, duke pretenduar se ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nuk ka qenë e menjëhershme, gjë që sipas tyre mund të ketë ndikuar në përmasat e zjarrit.
Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi shkakun e flakëve apo nëse nga incidenti ka persona të lënduar. /ZËRI