Aktualitet

Zjarr në Dibër! Flakët përhapen pranë banesave, ndërhyjnë zjarrfikësit

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë në kohë për të vënë situatën nën kontroll.

M.K.
Zjarr në Dibër! Flakët përhapen pranë banesave,
foto nga vendi i ngjarjes

DIBËR-  Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Pocest të Dibrës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe kodrinore, duke krijuar rrezik për banesat që ndodhen pranë zonës së prekur.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë në kohë për të vënë situatën nën kontroll.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Falë ndërhyrjes së tyre, u bë e mundur izolimi i vatrës dhe shmangia e rrezikut për banorët dhe banesat përreth. Puna në terren vijoi deri në neutralizimin e plotë të flakëve, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen nga autoritetet përkatëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB