Aktualitet

Zjarr në Hekal të Mallakastrës, ndërhyet nga ajri, shpëton Parku i Bylisit (VIDEO)

Sipas raportimeve, flakët shpërthyen rreth orës 09:00 të mëngjesit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj.

zh.ll
Zjarr në Hekal të Mallakastrës, ndërhyet nga ajri,
pamje-vendngjarje

MALLAKASTËR- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu këtë të dielë zonën e Hekalit në Mallakastër, duke djegur disa hektarë me ullishte dhe shkurre, ndërsa për disa minuta rrezikoi edhe Parkun Arkeologjik të Bylisit.

Sipas raportimeve, flakët shpërthyen rreth orës 09:00 të mëngjesit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Fillimisht, vatra u vu nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës i Ballshit, por rreth mesditës zjarri u riaktivizua për shkak të erës së fortë, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër, të mbështetura nga repartet zjarrfikëse të Fierit. Po ashtu, në operacion u përfshi edhe ndërhyrja nga ajri. Pas disa orësh pune intensive, zjarri u vu nën kontroll dhe më pas u shua plotësisht.

Megjithatë, ekipet zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e vatrave, pasi era e fortë mund të favorizojë përhapjen e flakëve. Paraprakisht, raportohet se nga zjarri janë djegur disa hektarë me ullishte dhe bimësi, ndërsa autoritetet pritet të vlerësojnë dëmet dhe të hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

Poll

MOS HUMB