Aktualitet

Zjarr në komisariatin e policisë në Shijak, pasojë e një shkëndije elektrike

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. 

M.M
Zjarr në komisariatin e policisë në Shijak, pasojë e
Foto nga komisariati

SHIJAK- Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak. Zjarri ka nisur rreth orës 18:30, konkretisht në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit. Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. 

Njoftimi i Policisë:

Shijak /Informacion paraprak

Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.

Poll

MOS HUMB